VIDEO/ Mbante të burgosur ukrainas, rrëzohet avioni rus me 74 pasagjerë

Një avion rus, i cili kishte në bord 63 të burgosur ukrainas, është rrëzuar në  Belgorod, qyteti rus në kufi me Ukrainën.

Ishin banorët e zonës, të cilët kanë filmuar momentin e rrëzimit të avionit.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë ruse, sipas RIA, thuhet se “rreth orës 11 të mëngjesit me orën e Moskës, një avion Il-76 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar në rajonin e Belgorodit. Avioni mbante 65 të burgosur ushtarakë ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues”.

Avioni që u rrëzua është Ilyushin Il-76, i cili për një arsye të panjohur humbi lartësinë dhe u rrëzua duke bërë që avioni 72 tonësh të shndërrohej në një top zjarri.

Rajoni Belgorod pranë kufirit me Ukrainën ka parë disa incidente të sulmit me raketa nga ushtria ukrainase në muajt e fundit, me sulmin e fundit me raketa që vrau 25 njerëz.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme