(VIDEO) Mediat bullgare: E marta e zezë, 45 viktima për naftë më të lirë

Ky është aksidenti rrugor më tragjik në historinë e Bullgarisë. Edhe  te mediat bullgare kryelajm është tragjedia e së martës. Gazeta “24 çasa” në ballinën e saj ka shkruar “E marta e zezë, 45 viktima për naftë më të lirë”.

Versioni kryesor i shkakut të aksidentit  është transportimi i karburantit shtesë në tuba. Hetuesit i thanë gazetës “24 Chasa” se janë gjetur disa, por mbetet për t’u parë si kanë shpërthyer.

Pas goditjes së parmakut, karburanti shpërthen dhe digjet gjithçka në hi. Karburanti shtesë ishte ngarkuar në autobus për shkak të diferencës prej 1,07 Levë bullgare në çmim në Turqi në krahasim me Bullgarinë dhe RMV-në.

Transportuesi ndoshta po transportonte karburant shtesë për të ulur koston e udhëtimit. Në Turqi, një litër naftë kushton 1,33 Levë bullgare, ndërsa në Bullgari dhe RMV – rreth 2,40 Levë bullgare. Kjo është pista kryesore e aksidentit. Sigurisht, është e mundur që karburanti të ishte transportuar nga vetë pasagjerët, të cilët bëjnë pazar në fqinjin tonë jugor.

Gazetat bullgare me fotografi të trishta nga aksidenti raportojnë për këtë tragjedi.

Ndërkaq, Telegrafi në ballinë shkruan “Autobusi arkivol ka varrosur 13 familje” me fotografi të autobusit të shkrumbuar.

Edhe automobilisti Rumen Dunev për mediat bullgare ka bërë analizën e tij. Ai thotë se autobusi është djegur para se të godas gardhin mbrojtës.

Në vend është dita e dytë e zisë për shkak tragjedisë në Bullgari, ku jetën e humbën 45 qytetarë, ndërsa shtatë janë të lënduar.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme