Një avion është përfshirë nga flakët. Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për një avion që po transportonte 321 pasagjerë nga Tajlanda për në Moskë dhe gjatë ngritjes së tij motori i Boeing është përfshirë nga flakët.
Në këtë mënyrë piloti është detyruar të bëjë ulje të menjëhershme. Në videon e publikuar në rrjete sociale shihen edhe momentet dramatike që kanë përfshirë pasagjerët.