Kjo ngjarje ka pushtuar faqet e para të medieve botërore. Kryebashkiaku i një prej qyteteve më të rëndësishme në planet vrau veten. Park Won-soon ishte kryebashkiak i Seulit, kryeqytetit të Koresë së Jugut.
Kjo video tregon momentet e fundit të kryebashkiakut 64-vjeçar përpara se të vrasë veten. Ai është veshur me xhaketë të errët dhe kapele, teksa shkon në vendin ku do vrasë veten.
Gjithçka ndodhi pas akuzave që i bëheshin për ngacmim seksual. Kryebashkiaku la pas një shënim për familjen, ku u kërkon falje. Por ai nuk pranon akuzat për ngacmim seksual që i bëheshin.
Një nga sekretaret e tij prej një kohe të gjatë, e kishte akuzuar për ngacmim seksual gjatë punës. Ajo thoshte se ai e kishte përqafuar dhe se i kishte dërguar selfie me të brendshme.
© SYRI.net