Për momentin policia e Maqedonisë është duke realizuar një aksion në katër qytete të vendit, ka njoftuar Kurir. Jozyrtarisht, aksioni është duke u realizuar në Shkup, Veles, Negotinë dhe Gjevgjeli, kurse të dyshuar janë më tepër persona për disa vepra të kryera penale, transmeton gazeta Lajm.
Një pjesë e padive penale për të cilat dyshohen, janë për bashkim për kryrje të veprave penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe trafikimi i emigrantëve. Policia ka arrestuar më tepër persona, në mesin e të cilëve 5 policë.
Sipas informative ende jozyrtare, në mesine të dyshuarëve ka edhe zyrtarë të policisë nga SPB e Velesit.
Nga MPB paralajmëruan se detaje lidhir me këtë aksion të madh policor do të publikojnë gjatë ditës.