Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh kundër porosive anti BE dhe anti NATO të Millorad Dodik. Të paktën thotë se nuk ishte ngjarja ku mund të dërgoheshin porosi të tilla.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Në pjesën e fjalimit që ka të bëjë me porositë anti BE dhe anti NATO, i hedh poshtë kategorikisht dhe absolutisht nuk pajtohem dhe vërtetë nuk kam pritur që do ta keqpërdor atë ngjarje për të dhënë porosi anti NATO dhe anti BE, sepse ajo ishte akademi solemne dhe jo vend që dërgohen kësi lloj të porosive politike”.
Për shkak të deklaratave të Dodik që mohom gjenocidin e Srebrenicës, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve. Ata thonë se takimi me politikan që janë në listën e zezë amerikane të SHBA-ve për shkak të politikave gjenocidale dhe korrupsionit, është turp për reputacionin e vendit.
Lidhja Demokratike e Boshnjakëve
“Kjo është një goditje e madhe për reputacionin e vendit tonë në komunitetin ndërkombëtar, gjë që shtron pyetjen nëse kjo qeveri i ruan vlerat evropiane në kuadrin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe vlerave qytetëruese të vendosura nga aktet ndërkombëtare, në bazë të të cilave janë dënuar individë të caktuar dhe me glorifikimin dhe gjuhën e urrejtjes së të cilën e ka përdorur Dodiq dhe ende e përdor në karrierën e tij politike”.
Hristijan Mickoski dhe përfaqësues të partis së tij ishin të pranishëm në ngjarjen kushtuar Shën Savas. E aty i ftuar ishte edhe Millorad Dodik i cili është në Listën e Zezë amerikane dhe mbajti fjalim me porosi që ishin kundër BE-së, NATO-s, lavdëroi Putinin dhe mohoi gjenocidin në Srebrenicë.
Emine Ismaili /SHENJA/