Video nga shtëpia e vrasjes në Dizhon të Çairit

Në vazhdim pamje ekskluzive nga shtëpia në lagjen e Dizhonit në Çair të filmuar nga ekipi i televizionit SHENJA. Në video mund të shihen pamjet ku ka jetuar dorasi dhe gruaja e axhës së tij e cila tashmë është e ndjerë shkaku i plagëve të rënda të thikës. Televizioni SHENJA bisedoi me fqinjët e familjes ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, por askush nuk dëshironte të flasë para kamerës. Po në biseda joformale tregohej se vrasësi ka patur shpesh mosmarrëveshje me gruan e axhës së tij e cila ka jetuar në katin e epërm të shtëpisë ku ka qëndruar ai dhe dita e djeshme ka qenë kulmi. Sipas tyre, arsye e sulmit të vrasësit ndaj gruas ka qenë një zënkë banale.

https://www.youtube.com/watch?v=n-aok11PCzA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme