VIDEO/ Nuk i hapi rrugën zjarrfikëses që po shkonte drejt një aksidenti me vdekje, identifikohet shoferi në Vlorë. Masat e marra nga policia

Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me videon e publikuar në rrjete sociale ku një automjet nuk i hap rrugën zjarrfikëses për të shkuar në vendngjarjen e një aksidenti, ku për pasojë humbi jetën një shtetas.


Policia bën me dije se ka mundur të identifikojë drejtuesin e mjetit, i cili është shtetasi F. Rr., 25 vjeç.

Ndaj tij është vendosur një masë administrative gjobë 40000 lekë, si dhe i është bërë heqja e patentës për 24 muaj.

Vlorë/Sqarim

Në lidhje me një video të postuar në  rrjetet sociale ku duket një automjet, i cili nuk i hap rrugën zjarrfikëses për të shkuar në një vendngjarje sqarojmë se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas publikimit të videos, në bazë të informacioneve të grumbulluar  kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit F. Rr., 25 vjeç, banues në  Vlorë, drejtuesi i mjetit që u bë pengesë për mbërritjen e shpejtë të zjarrfikëses në një vendngjarje ( aksident),  ku si pasojë humbi jetën një shtetas.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative 40000 lekë, si dhe pezullimi i lejes së drejtimit për 24 muaji për shtetasin F. Rr.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorës  fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme