Pemë të shkulura makina të dëmtuara në disa pjesë të Tetovës si dhe rrugë të vërshuara nga uji. Këto janë rezultatet e reshjeve të forta të shiut por edhe erës që pasditen e sotme kaploi vendin. Si pasojë e rrëzimit të një peme në bulevardin Boris Kidriç, pa energji elektrike mbetën disa shtëpi dhe lokale afariste, ndërsa ekipet e EVN-së bashkë me zjarrfikësit, kanë dalë në terren për të ndihmuar banorët në disa lagje të Tetovës. Pemë të shkulura ka edhe përgjatë autostradës Tetovë Gostivar, por pa dëme të mëdha materiale. Reshje të shiut me stuhi pasdite kishte edhe në Shkup. /Alsat.mk