VIDEO/ Pamje të pabesueshme, policia hedh të riun nga ura

Më pak se një muaj para se kilianët të votojnë për ndryshimin e kushtetutës, policia i ka shtypur me dhunë protestat në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Të premten në mbrëmje, forcat policore përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me shtypje të lartë për t’i shpërndarë protestuesit e mbledhur në ‘Plaza Italia’, ku pati përleshje të dhunshme dhe prani të madhe të policisë.

Në disa pamje të publikuara në internet shihet një djalë 16 vjeç duke u përleshur me një polic. Ai më pas bie në kanalin e ndotur e të shtruar me beton të lumit Mapocho, ku qëndron pa lëvizur dhe me fytyrë në ujin e cekët, shkruan The Guardian.

‘Ndërsa protestuesit ikën, ne e pamë momentin kur një polic e pengoi (djalin) dhe e hodhi nga ura’, tha Pavel Pavelic Jofre, i cili e udhëhoqi grupin e vullnetarëve në protestë.

‘Ne arritëm që t’i dërgojmë dy pjesëtarë nga grupi jonë aty poshtë për ta ndihmuar atë dhe pas stabilizimit të gjendjes së tij, brigada e zjarrfikësve arriti ta largojnë nga lumi dhe e dërgoi në spital’, shtoi ai.

U raportua se djali ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spitalin ‘Santa Maria’, i cili ndodhet afër vendit të incidentit.

Politikanët e opozitës bënë thirrje që komandanti i forcave speciale, Mario Rozas, të japë dorëheqje pas një vargu akuzash për shkelje të të drejtave të njeriut.

Që nga tetori i vitit të kaluar, Kili është përfshirë nga një valë e protestave masive kundër pabarazisë së shfrenuar dhe padrejtësisë së vazhdueshme. Shtypja e protestave nga policia është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Prokurori publik i Kilit ka thënë se nga tetori i vitit të kaluar, dyshohet se forcat e quajtura ‘Carabineros’ janë përgjegjëse për 8,575 raste të shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë shtypjes së protestave, por vetëm 16 policë janë shkarkuar nga detyra deri më tani.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme