Nisi sot në orën 18:20 marshimi i mijëra qytetarëve drejt bulevardit dhe më tej Kryeministrisë.
Pas fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin nëpër kryeqytet, ashtu sikurse e kanë bërë “traditë”.
Mijëra emigrant prezent në revoltën e sotme kundër qeverisë dhe klasës politike.
Qytetarët fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të vijuar përpara kryeministrisë, vendi ku prej 14 ditësh kanë artikuluar kërkesat e tyre.
Ata kanë vijuar me thirrjet e përsëritura “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”, të cilat kanë qenë mes sloganeve kryesore të revoltës.
Protestuesit kanë deklaruar se këto tubime do të vijojnë çdo ditë, duke kërkuar ndryshim politik dhe dorëheqje të qeverisë së Edi Ramës.
The post VIDEO/ Pas protestës te kryeministria, qytetarët nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Edi Rama ka mbaru! Nesër më shumë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.











