VIDEO/ Përleshje të mëdha dhe grabitje dyqanesh në Marsejë

BBC raporton për përplasjet e para mes policisë dhe protestuesve mbrëmjen e të shtunës në Marsejë.

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë grupe policie me mjete për protesta, disa duke mbajtur mburoja, duke lëvizur nëpër qendër të qytetit që në disa raste vrapojnë.

 Disa njerëz pretendojnë se policia hodhi gaz lotsjellës. BBC thotë se në të paktën një video, protestuesit mund të shihen duke gjuajtur një lloj predhe ndaj policëve.

Pamjet që qarkullojnë në Snapchat tregojnë shitësit në Rue Saint-Feréol, një nga lagjet kryesore tregtare të qytetit, duke mbuluar vitrinat e tyre me panele të mëdha druri.

Rruga është vetëm 7 minuta në këmbë nga qendra tregtare Bourse, ku BBC konfirmoi më parë përleshje midis protestuesve dhe policisë.

Ka raportime se grupe njerëzish po përpiqen të grabisin dyqanet në Canebiere, një nga rrugët kryesore tregtare në Marsejë.

Mediat lokale citojnë policinë të ketë thënë se deri më tani janë arrestuar dhjetëra të rinj në qytet, ku më herët janë dërguar përforcime policore në pritje të rritjes së dhunës mbrëmjen e sotme.

‘Deri më tani, bandat e grabitësve janë shkatërruar në mënyrë efektive falë forcës së madhe të policisë të vendosur në qytet’, tha policia.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme