Momente ankthi e frike në Lezhë, ku me gjithë përpjekjet titanike të banorëve, është mbytur një kalë.
Hapja e portave të HEC-eve në Ulëz dhe Shkopet ka bërë që të ketë prurje të shumta në lumin Mat, duke rrezikuar në disa segmente dëmtimin e argjinaturës në zonën e Tales në Lezhë.
Në pamje duket kali i lidhur i cili mundohet të mbijetojë përmbytjes. Disa banorë u futën me varkë për ta shpëtuar. Ata përpiqen ta lidhin kalin, duke rrezikuar dhe jetën, por për shkak të rrymës, ai ikën me rrjedhën e lumit dhe mbytet.
Siç shihet nga pamjet, nuk ka asnjë autoritet vendor ose forca të ushtrisë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.
© SYRI.net