VIDEO/ Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, publikohet momenti kur qeni sulmon të miturën

Panorama Online ka siguruar pamjet e momentit ku një qen i racës pitbull ka sulmuar një vajzë të mitur, vetëm 4 vjeç në qytetin e Vlorës një ditë më parë, 8 prill.


Siç shihet nga kamerat e sigurisë së një biznesi në shëtitoren e qytetit, qeni shihet teksa lëviz disa herë pranë qytetarëve të cilët janë ulur në tavolinat e kafenesë, ndërsa më pas shihet teksa sulmon të miturën.

Sipas informacioneve paraprake, e vogla ndodhej në shoqërinë e gjyshes së saj në momentin kur, në mënyrë të papritur, është përballur me kafshën që e ka sulmuar në kokë.

Nga pamjet filmike, shihet se disa qytetarë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të miturës, duke bërë të mundur largimin e kafshës.

Si pasojë e sulmit, 4-vjeçarja ka pësuar lëndime në pjesën e kokës dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme