Një tjetër shfaqje aspak e denjë e policisë u shënua këtë mbrëmje në Durrës.
Katër protestues, midis tyre edhe një invalid me karrocë, kishin vendosur të protestonin në një mënyrë krejt origjinale, duke parakaluar me një arkivol të veshur me flamurin kombëtar në rrugët e qytetit, duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.
Protestuesit janë ndaluar nga policia duke e cilësuar të jashtëligjshëm tubimin e tyre.
Siç shikohet edhe nga pamjet e mëposhtme, policia nuk di si të shoqërojë një nga protestuesit, që është në karrocë invalidi.
Ndiqni pamjet…..
© SYRI.net