Gratë afgane u filmuan përmes shufrave të hekurta duke thirrur drejt trupave amerikane “talebanët po vijnë” në pamjet që duket se janë marrë në aeroportin e Kabulit sot, teksa ato luteshin që të lejoheshin në fluturimet evakuuese jashtë vendit.
Ndërkohë më shumë pamje tregojnë të shtëna me armë mbi kokat e turmave në aeroportin që tani është rrethuar nga militantët talebanë që diktojnë se kush duhet të largohet dhe kush duhet të qëndrojë.
Fluturimi i evakuimit po vazhdon nderkhe qe Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA vazhdojnë të këmbëngulin se do të marrin mijëra njerëz, por ata që janë në terren i thanë MailOnline se nuk mund të arrijnë në brezin ajror nga frika se mos vihen në shënjestër nga islamistët me komandantët britanikë që pranojnë se janë duke vepruar vetëm me ‘pëlqimin’ e talebanëve.
Per te treguar se sa e rëndë është bërë situata, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki refuzoi të martën të garantojë që të gjithë qytetarët amerikanë dhe mbajtësit e vizave do të jenë në gjendje të largohen nga vendi para se trupat e fundit të tërhiqen në fund të muajit.