Reshjet e borës kanë nisur përsëri në Korçë, pavarësisht se këmi hyrë në muajin e dytë të pranverës.
Autoriteti Rrugor njofton se në Dardhë, në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit flokët e borës kanë zbardhur rrugët dhe çdo ambient tjetër të mundshëm. Fatmirësisht, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme.
Sakaq, ARRSH ka bërë dhe një apel, ku u thotë shoferëve të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, por edhe të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Njoftimi i plotë i ARRSH-së