Një grup qytetarësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Vlorë ka protestuar këtë të diel kundër projektit të sheshit të flamurit në qytet. Protesta është thirrur nga shoqëria civile të cilët kanë kërkuar transparencë për këtë projekt.
Nuk kanë munguar në protestë edhe qytetarë nga qytete të tjera të vendit kundër tjetërsimit që sipas tyre po i bëhet sheshit historik të flamurit.
Sipas qytetarëve, projekti në këtë shesh po rrënon historinë në një shesh që i përket jo vetëm Vlorës por edhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë.
Në protestë është kërkuar transparencë mbi projektin dhe fondet e investimit në këtë projekt por mbi të gjitha mbi faktin se në këtë shesh po rrënohet historia e qytetit të pavarësisë por edhe e gjithë shqiptarëve.
Nga protestuesit është kërkuar që protestat të vijojnë deri në kthimin në identitet të sheshit dhe shembjen e atyre objekteve të ndërtuara në shesh. Një tjetër protestë është thirrur për në datë 7 prill.