Autorët Ardian Limani dhe Anton Pançev sot promovuan librin e tyre të përbashkët me titull ”Bullgarët dhe Serbët në artikujt e gazetës Shkupi”. Libri është botuar nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi. Libri bën analizë të shkrimeve të botuara në gazetën Shkupi në vitet 1911-1912. Edhe pse janë shkruar në një periudhë para më shumë se një shekulli, shkrimet vijnë me një aktualitet edhe në kohën tonë. Në këtë libër përveç teksteve autoriale janë shtuar edhe tekstet origjinale që flasin për serbët dhe bullgarët në prag të shpërthimit të luftërave ballkanike dhe riformësimit të Ballkanit, thanë organizatorët. Ardian Limani, autor i librit deklaroi se redaktori i kësaj gazete Јаshar Erebara nuk ishte vetëm një intelektuar, por edhe një shqiptar shumë i mirë.
ARDIAN LIMANI-AUTOR
“Në libër jemi përpjekur të përmbledhim edhe biografinë shkurtimisht se kush është Jashar Еrebara, për ta bërë të njohur për një publik më të gjërë. Ai kalldërmave të kësaj çarshie ka ecur lartë ka ecur lartë e poshtë duke u munduar të kryej misionin e tij patriotik atë të informimit të shqiptarëve, të vilajetit të Kosovës pikërisht nga kryeqendra e vilajetit pra në Shkup”.
Autori Anton Pançev, tha se ky libër përshkruan historinë shqiptare me popujt tjerë dhe se rilindasit shqiptar kanë dhënë një kontribut të madh për rilindjen shqiptare për çdo aspekt”.
ANTON PANÇEV, AUTOR I LIBRIT
“Unë dua të flas pak për kontekstin historik dhe kulturor të kohës sepse Jashar Еrebara nuk është vetëm një intelektual që rastësisht ka pasur analiza të shkëlqyeshme për bullgarinë,për bullgarët duhet të themi se nga fundi I shekullit 19 ndërmjet intelektualëve shqiptar dhe bullgarë kishte filluar një këmbim I madh kulturor, mund të përmend këtu edhe koloninë shqiptare në Sofje që u organizua në vitin 1893 dhe këta rilindës shqiptar kanë dhënë një kontribut të madh për rilindjen shqiptare për çdo aspekt”.
Redaktori i librit Besnik Emini tha se libri është i shkruar në 3 gjuhë, gjuhën shqipe, gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze, me qëllim që t’i jepet një mundësi një rrethi më të gjërë lexuesish, për të shikuar se si është shikuar situata e shqiptarëve në atë kohë dmth në një periudhë mjaft delikate historike siç është periudha para përfundimit të Perandorisë Osmane.
BESNIK EMINI REDAKTOR I LIBRIT
“Përndryshe gazeta ‘Shkupi’ është gazeta e parë në gjuhën shqipe që është botuar në Shkup dhe me këtë janë vendosur themelet e gazetarisë në gjuhën shqipe edhe pse gazetat në atë kohë botohej në dy gjuhë, në gjuhën shqipe me alfabetin latin i cili por sa ishte të them ashtu diskutuar në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 dhe do të jetë gazeta e fundit në gjuhën shqipe për një kohë shumë të gjatë deri në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore kur në Shkup do të botohet gazeta Flaka e Vllazërimit”.
Ky libër është një shembull shumë i mirë për të gjithë të rinjët që duan të dinë rreth historisë dhe intelektualëve tanë, theksuan organizatorët.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/