VIDEO/ Protesta e opozitës, kryepolici Hita inspekton masat për mbarëvajtjen e tubimit! Porositë për efektivët në terren

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e protestës së opozitës ditën e sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.


Gjatë inspektimit, Hita i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

Ndërkohë, në bulevard është vendosur një podium, i cili ndryshe nga herët e tjera nuk është në një platformë të lartë, por i ulët dhe në një sipërfaqe të vogël.

podiumi protesta e pd

Siç kemi raportuar dhe më herët, protesta e sotme e opozitës nuk do të ketë fjalime, por marshim në rrugët e qytetit.

Nga ana tjetër, policia ka theksuar se leja për proteste është dhënë vetëm për zonën e bulevardit, dhe i ka bërë apel organizatorëve që të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme