VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit ndaj hotelit në Tushemisht, ç’ndodhi sot dhe para 7 ditësh

Shtatë ditë më parë, në drejtim të një hoteli në Tushemisht, u qëllua me armë zjarri. Sot, ngjarja u përsërit, por këtë herë, dy persona me motor, kanë shkrepur 100 plumba kallashnikovi mbi makinat e parkuara dhe dy dhomave të hotelit, duke terrorizuar turistët që ishin aty dhe familjen e pronarit të hotelit.

Panorama ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentet e sulmit para një jave, ngjarje e cila nuk është denoncuar.

Dy persona me kokore në kokë, shihen pranë makinave të parkuara tek hoteli, njëri drejton mjetin dhe tjetri në këmbë duket teksa kryen lëvizje të çuditshme dhe më pas largohen.

Ndërsa në foton më poshtë, duket autori i sulmit sot, i cili me kallashnikov në dorë dhe i maskuar me kapuç, ka hapur zjarr mbi makinat e parkuara dhe dy dhomat e hotelit.

Vetë pronari i hotelit tha sot për mediat se i njeh autorët, ua di emrat dhe i ka denoncuar në Polici.

Ndërsa tha se objektiv i sulmit dyshon që të jetë një prej djemve të tij.

 

Ndëkrohë që pas ngjarjes ne hotelin e Drilonit, pushuesit kane filluar te zbrazin dhomat dhe te largohen.

Jashte kamerave ata shprehen se ngjarja ishte e tmerrshme, janë të terrorizuar nga të shtënat me armë zjarri të cilat zgjaten për disa minuta.

Nuk mund të vazhdojmë pushimet përsa kohë ndihemi të pasigurt për jetën, shprehen turistët.

© SYRI.net

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme