VIDEO/ “Qëndroni të bashkuar, kemi çrrënjosur propagandën”- Kordinatorja e protestave në Francë: Të zhdukim këtë klasë politike që pi gjakun e shqiptarëve!

Mes folësve në protestën e sotme në bulevard ishte edhe koordinatorja e protestave të diasporës shqiptare në Francë, e ardhur posaçërisht për tubimin e emigrantëve në ditën e 14-të para Kryeministrisë.

Ajo apeloi për qëndresë, teksa vuri në dukje se çdo ditë sheshi mbushet edhe më shumë.

“Dua t’ju them se diaspora është me ju, të gjithë shqiptarët që mbushin sheshet e botës janë me ju, unë jam me ju, ne jemi e do protestojmë me ju për të gjitha, për mbrojtje n e trojeve, për shfuqizimin e ligjit të pronave, për tokat tona, për ata që protestojnë kudo , në shesh, në Rrjoll e kudo”, tha ajo.

kordinatorja e protestave france

Më tej e reja u shpreh se ata protestojnë për gjendjen e mjeruar ku ndodhet vendi dhe për të larguar kastën e vjetër politike.

“Jam këtu të protestojmë edhe për ata të sëmurë te Onkologjiku ku nuk ka as shtretër. Për arsimin dhe pensionet qesharake dhe 1001 gjërat e tjera, për të zhdukur këtë kastë politike që ka 30 vite pi gjakun e shqiptarëve dhe djersën e tyre”, u shpreh aktivistja.

protesta shesh sot

Në fund bëri thirrje për të qëndruar të bashkuar në shesh deri në fitore.

“Qëndroni të bashkuar, të mos demoralizohemi, nëse kemi njëri-tjetrin do ia dalim. E kemi kuptuar sa e duam njëri-tjetrin dhe e kemi çrrënjosur propagandën, jemi më të shumtë në numër dhe numrat sot flasin vetë. Të qëndrojmë derisa të arrijmë qëllimet tona”, përfundoi ajo.

bulevard sheshi

The post VIDEO/ “Qëndroni të bashkuar, kemi çrrënjosur propagandën”- Kordinatorja e protestave në Francë: Të zhdukim këtë klasë politike që pi gjakun e shqiptarëve! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme