Teksa çmimi i naftës ka arritur në 245 lekë/litër, banorët e Elbasanit janë mbledhur në sheshin ‘Gensher’ për të protestuar.
Pas thirrjes së PD për protestë kundër rritjes së çmimeve të hidrokarbureve, janë grumbulluar qindra persona rreth orës 11:00.
Bulevardi është bllokuar nga protesta, kurse qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm për çmimin e karburanteve, por edhe për krizën e rëndë ku janë zhytur.
Pensionistët i janë bashkuar protestës, duke u shprehur se kërkojnë mirëqenie nga qeveria.
Pjesë e kësaj proteste nuk janë vetëm përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por edhe shoqëria civile të cilët kërkojnë shkrirjen e Bordit të Transparencës së Karburanteve.
Ky aksion politik është paralajmëruar nga Partia Demokratike jo vetëm në Elbasan, por në mbarë vendin
© SYRI.net