Trafiku ka shënuar radhë kilometrike në qytetin e Vlorës këtë të dielë. Sipas SYRI TV, vargu i makinave i kalon 35 kilometra.
Shumë qytetarë kanë zgjedhur sërish që të futen mes qytetit, për të vijuar rrugën e tyre më tej.
Pavarësisht se ata po e refuzojnë bajpasin, policia u ka bërë apel që të mos hyjnë në Vlorë.
“Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare dhe konkretisht fluksit shumë të madh brenda qytetit të Vlorës, të cilët qarkullojnë për në drejtim të Himarës. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin BYPASSI-in duke u futur që në rrethrrotullimin e Nartës për në BYPASS,” thekson policia.
© SYRI.net