Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Samitin e Prespës, ku janë të pranishëm edhe Ali Ahmetin, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës Albin Kurtin dhe kryeministrja e Serbisë Brnabiç.
Rama, siç duket edhe nga pamjet, ka injoruar kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin në mënyrë të vazhdueshme, sikur të mos ishin të dy shqiptarë.
Ai duket se shkon shumë mirë me kryeministren serbe, me të cilën flet buzagaz e vesh më vesh.
Edhe kreu democrat Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj Ramës, për deklaratat që ky i fundit ka bërë nga Samiti i Prespës.
Basha theksoi se Rama nuk sheh problemin tek vetja për mos-hapjen e negociatave, por paturpërisht sulmon BE-në dhe institucionet e tjera europiane.
© SYRI.net