VIDEO| ‘Rambo’ anti-izolim në arrati i armatosur me raketahedhës, ‘luftë’ virologëve

Qindra pjesëtarë të forcave speciale të ushtrisë kanë nisur një operacion të madh kërkimi, për një ushtar belg të armatosur rëndë që është në arrati pasi kërcënoi virologun më të lartë në vend dhe premtoi se do të luftojë deri në vdekje kundër kufizimeve nga koronavirusi. Ushtari i trajnuar mirë, Jurgen Conings, 46 vjec, u zhduk të hënën pasi kërcënoi Marc Van Ranst, një akademik të njohur, që u bë figurë publike në belgjikë gjatë krizës së koronavirusit.

Ushtari mendohet se është në arrati në pyllin Hoge Kempen, pasi vodhi katër hedhës raketash, një automatik dhe një pistoletë nga një prej garnizoneve ku ai punonte. Ai la disa shënime, përfshirë një drejtuar familjes së tij, ku nënvizonte se nuk mund të jetonte më në një shoqëri ku politikanët dhe virologët kanë grabitur gjithcka nga njerëzit. Conings paralajmëroi se ai do ti bashkohej rezistencës dhe se nuk do të dorëzohej.

Të mërkurën në mbrëmje, zyra e prokurorit federal tha se rreth 250 oficerë policie dhe ushtarë ishin dislokuar në parkun kombëtar Hoge Kempen, në veri lindje, afër kufirit me holandën. Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ndërsa oficerët e armatosur hynë në park me mjete të blinduara dhe me helikopterë në ndihmë nga lart./Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme