(VIDEO) Revista “Köprü” shënon 21 vjetorin e themelimit të saj

Dje në ambinetet e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup është kremtuar në mënyrë solemne 21 vjetori i revistës “Köprü”.

Me këtë rast u bë edhe promovimi i librit “letërsia turke në Maqedoni nën prizmin e revistës Köprü”,  nga poeti turk, Mumin Ali, libër ky i botuar nga SH.B. “Divan”.  Ndërkohë, kryetari i shoqatës “Köprü”, Husrev Emin, foli për historikun e revistës.

Husrev Emin, Kryetar i Shoqatës “Köprü”

 “Kjo rrugë 20 vjeçare në letërsi ka krijuar gjenerata që sot e duan librin dhe shkruajnë mbi rëndësinë e letërsisë turke në vend”.

Poeti i ri turk, Mumin Ali, duke promovuar librin e ri të tij, mes tjerash tha se me mbamendjen historike u ndërtua edhe nocioni kolektiv i regjistrimit të kujtesës historike.

Mumin Ali, poet

”Ajo që është e rëndësishme për revistën në fjalë është se ndër vite ka arritur të krijoj të ashtuquajturën mbamendje. Pra, me mbamendjen historike u ndërtua edhe nocioni kolektiv i regjistrimit të kujtesës historike”.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje përveç autorëve dhe poetëve të rinj, ishin ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkok, zëvendës ministri i Kulturës, Daim Luçi, kryetari i MATUSITEB, Tahsin Ibrahim, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, si dhe kryetari i shoqatës “Ensar” Sulejman Baki. /SHENJA/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme