Disa reshje bore të rëna gjatë ditës dhe në mbrëmje kanë bllokuar prej shumë orësh Rrugën e Kombit.
Situata është bërë e rëndë gjatë darkës, ku qindra makina dhe qytetarë kanë mbetur të bllokuar në rrugë dhe nuk lëviznin dot pasi firma Salillari nuk e ka pastruar atë nga dëbora.
Mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit e ka firma Salillari dhe duket se nuk janë merakosur shumë për ta mbajtur të hapur.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke publikuar në faqen e tij një video nga situata e rëndë.
© SYRI.net