Garat e shpejtësisë me makinë janë kthyer në një “sport” mesa duket për të rinjtë shqiptarë që me makina luksoze kthehen në burim aksidenti për shkak të manovrave të rrezikshme që kryejnë në rrugë.
Vetëm në 72 orët e fundit, policia tha se ka evidentuar e ndëshkuar me nga 40.000 lekë të rinj 14 drejtues mjetesh që kryenin gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë.
Ndërkohë është bërë e mundur gjetja dhe ndalimi i një automjeti së bashku me drejtuesin e tij, shtetasin L. G, që në datën 23.02.2022 u demaskua nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sipas bluve, në internet u publikua video e një mjeti markë “BMW” ku drejtuesi i mjetit bënte manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.