VIDEO/ Shoku i Ramës, Dritan Abazoviç: Do të jem në stadium për të bërë tifo për Serbinë

 

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb) ka thënë se ndeshjen e sontme ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium.

Abazoviç tha se do të bëjë tifo për Serbinë dhe se do të brohorasë për të. Ai e dha këtë deklaratë ndërsa po e ndiqte ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë mbrëmjen e djeshme.

 “Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, tha Abazoviç.

Sfida Serbi-Angli do të luhet sot në orën 21:00. Sfida e grupit C përball dy skuadra pretendente për të kaluar grupin.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme