VIDEO/ Shqiptari që nxori nga lumi dy të miturit, i përjetëson në shpinë portretet e tyre

Një gjest i thellë dhe prekës nga shqiptari Ledian Goga, i cili u hodh në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë të moshës 12 dhe 14 vjeçi. Të miturit humbën jetën tragjikisht të mërkurën e kaluar, pasi pësuan vdekje klinike, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar.


I tronditur nga ngjarja por i vendosur të mos i harrojë kurrë, Lediani ka mbajtur një premtim që e dha menjëherë pas tragjedisë: ka realizuar një tatuazh të madh në shpinë, ku janë portretet dhe emrat e dy djemve, Nisit dhe Spiros. Në videon që ka ndarë në TikTok, ai shfaq tatuazhin e përfunduar, ku shfaqet vetë me krahë engjëlli, duke mbajtur në krahët e tij dy fëmijët që gjithashtu paraqiten si engjëj. Poshtë secilit prej tyre janë të shkruar emrat: Nisi dhe Spiros.

Pas veprimit të tij heroik, Lediani është kthyer në simbol të guximit dhe humanizmit në opinionin publik grek. Së fundmi, është bërë e ditur se ai do të marrë edhe nënshtetësinë greke.

“Më thanë që më dhanë nënshtetësinë greke. Më mori dje zoti ministër në telefon: ‘Të pres në zyrë, të të përqafoj, të pimë një kafe dhe të të jap nënshtetësinë’, më tha. Por unë nuk e bëra për nënshtetësinë. Jam në Greqi 20 vjet, me letra e pa letra. Erdha 17 vjeç, tani jam 41. Greqia është vendi im i dytë, e dua shumë. Nuk kam shkuar as në Itali, asgjë. Kam jetuar këtu gjithë jetën, vitet më të mira të jetës”, u shpreh ai për mediat greke.

Ai kujtoi edhe momentin dramatik kur vuri re fëmijët në ujë, dhe instinkti i tij i parë ishte t’i shpëtonte me çdo kusht.

“E mendova si të ishte fëmija im. Desha ta nxirrja sa më shpejt që të mundja. Faleminderit të gjithëve, më ka marrë në telefon gjithë Greqia, ministra, njerëz të panjohur. Kush ka parë numrin tim, më ka telefonuar”, tha ai.

Fatkeqësisht, dy djemtë nuk mundën të mbijetojnë. Njëri prej tyre ishte shqiptar. Prindërit e fëmijëve morën një vendim fisnik pas ndarjes së tyre nga jeta, duke dhuruar organet për të shpëtuar jetë të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme