VIDEO/ Sipërmarrësi Endri Meksi del nga SPAK pas rreth 5 orësh marrje në pyetje nga prokurorët!

Sipërmarrësi Endri Meksi doli nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pas marrjes në pyetje për rreth 5 orë pa ndërprerje.


Thirrja e tij lidhet me deklaratat që ka bërë së fundmi.

Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë për shkak të deklaratave që ka bërë për skandalin e AKSHI-t dhe të kërkuarin Ergys Agasi, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.

Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici.

Gjatë daljes nga godina e SPAK, ai iu përgjigj shkurtimisht gazetarëve se ishte thirrur dhe pyetur për disa çështje që kishte deklaruar kohët e fundit.

“Ishte interesante, u pyeta për ato që kam deklaruar kohët e fundit”, tha ai shkurtimisht për gazetarët, teksa shtrëngoi duart në dalje edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e kreut të PD, Sali Berisha, që gjithashtu kishte një seancë për dosjen “Partizani” ditën e sotme në GJKKO.

Vetëm pak ditë në parë në ambientet e një dyqani MCN Get Connected në pronësi të Meksit ishte vendosur një sasi eksploziv.

Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në videon poshtë momenti kur Meksi hyn në SPAK, pak pas orës 10:00 të mëngjesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme