Rëndohet situata e përmbytjes në Shkodër. Niveli i ujit është ngritur 10-15 cm. Rruga Obotit mbetet e pakalueshme në të 30-ën ditë. As makina e ushtrisë nuk kalon.
Bashkia njoftoi të shtunën se në Anën e Malit janë 1250 ha tokë bujqësore përmbytur në fshatrat Oblike, Obot Muriqan.
Rruga e Obotit është e bllokuar me rreth 130 cm lartësi uji në rrugë. Dy shtëpi po ashtu dhe oborre me 100 cm ujë lartësi.
Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji është jashtë funksioni. UKSH vazhdon të furnizoje me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë, kryesisht pallate.
Varkat e FA, reparti BMR Tiranë janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 2.5 m. Rrezikon përmbytjen ujësjellesi Oblika 2.
E bllokuar eshte rruga Goricës, rreth 40 cm ujë. Ka nevojë për bazë ushqimore për bagëtite, fshati Obot ka më shumë nevojë.
Situata është shume kritike në ditën e 30-të. Sot ka rritje niveli ujit rreth 10-15 cm nga dje. Kjo është dita me më shumë prani uji në njesinë Ana e Malit. Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.
© SYRI.net



