(VIDEO) Skender Shatri akuzon ambasadorin Milaim Fetai si bashkëpunëtor të shërbimit sekret ushtarak KOS

Skender Shatri, një nga udhëheqësit e Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës, e akuzon Ambasadorin e Maqedonisë në Kroaci, Milaim Fetai për bashkëpunim me shërbimin sekret ushtarak, KOS, derisa shërbenin së bashku në ish-Ushtrinë Jugosllave në vitin 1985.

Shatri bëri akuza të tilla në fillim të korrikut ndërsa po fliste në televizionin Klan Kosova, ku ai foli për trajtimin e ushtarëve shqiptarë të Kosovës nga ushtria Jugosllave.

“Mbaj mend një rast kur inteligjenca ushtarake më dërgoi një djalë të më ndiqte. Milaim Fetai, nga zona e Gostivarit, nga fshati Cegran, kishte përfunduar studimet në Kroaci. Ai kishte përfunduar studimet e tij të shkencave politike në atë kohë. Ai shpesh i takonte përfaqësuesit e inteligjencës ushtarake dhe më afrohej gjithë kohën dhe më pyeste se cilët janë miqtë e mi nga studimet në Prishtinë. Unë kisha edhe situata të tjera të ngjajshme, ai po i merrte përgjigjet, por pashë se cilat ishin synimet e tij,” tha Shatri për Klan Kosova.

Atij i vjen keq se një numër i vogël i ushtarëve shqiptarë në atë kohë pranuan bashkëpunimin me KOS, duke rrezikuar sigurinë e ushtarëve shqiptarë në JNA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme