VIDEO- Sot Gjykata e mbylli në shtëpi, kush është Sabina Cenameri që shpërtheu në lot në Kuvend

Sabina Cenameri, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit për të cilën sot u dha masa ‘arrest shtëpie’, është një nga personat që akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, në operacionin e nisur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).


“Sabina Cenameri, e bija e Hysni-ut dhe e Elida-s, e datëlindjes 09.11.1988, lindur dhe banues në Tiranë, me gjendje civile beqare, me kombësi dhe shtetësi shqiptare. E DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal,”- thuhet në vendimin e Gjykatës.

Cenameri ishte e cila ka pasur edhe detyrën specialiste në Ministrinë e Mjedisit është marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët që u drejtua nga Jorida Tabaku. Më poshtë shikoni edhe pamje nga seanca e 16 shkurtit, ku shihej se Cenameri shpërtheu në lot pas debateve të forta mes palëve në Komision.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme