Rama e vendosi instalacionin 4 mln € me telefon, detaji zbulohet në gazetën “Der Standard”

Një instalacion druri, që do të vendoset në oborrin e kryeministrisë, do u kushtojë shqiptarëve rreth 4 milionë euro. Projekti është hartuar pa garë, pa tender e pa konkurs dhe gjithçka është vendosur nga një bisedë telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe arkitektit austriak Kris Pretç. Tenderi u shpall fund të javës së kaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

 Në shtator 2020, arkitekti austriak Kris Pretç u detyrua të ndërpresë një intervistë me gazetën austriake “Der Standard”, pasi i duhej t’i përgjigjej një telefonate të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Arkitekti i tha intervistuesit se zoti Rama po kërkon një projekt për t’u zbatuar në Tiranë. Pas kësaj telefonate me Ramën, studio austriake zhvillon një projekt, të stilit të ngjashëm me Kopshtin e Edenit.

Është një instalacion druri, i cili do të vendoset në oborrin e kryeministrisë dhe do t’u kushtojë shqiptarëve rreth 4 milionë euro. Projekti është hartuar pa garë, pa tender dhe pa konkurs. Siç duket, gjithçka është vendosur nga biseda telefonike ndërmjet Edi Ramës dhe Kris Pretç. Në fund të javës së kaluar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli tenderin “Instalacion me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, ‘Parku Eden’”.

Për këtë projekt janë vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit 4.3 miliardë lekë të vjetra ose rreth 4 milionë euro së bashku me TVSH. Projekti ka një vlerë estetike, por aspak funksionale dhe aq më tepër të rëndësishme për funksionet e Këshillit të Ministrave.

Shpenzimi për këtë instalacion druri është më shumë se sa luks në një kohë krize të thellë ekonomike. Më konkretisht, vlera e këtij projekti është e barabartë me pensionin mujor mesatar të 27.500 të moshuarve ose me rreth 1.7 milionë litra naftë, sipas çmimeve të vendosura së fundmi nga Bordi i Transparencës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme