Presidenti i SHBA, Joe Biden, 79 vjeç, u përball të mërkurën (21 shtator) me një tjetër situatë të sikletshme në publik, kur u duk se e humbi fare mendjen kur po dilte nga skena pas fjalëve të tij në Konferencën e ‘The Global Fund’.
Ndërsa duartrokitjet vazhdonin, presidenti i SHBA filloi të dilte nga skena përpara se të ndalonte befas dhe të shikonte përreth me një pamje të çuditshme në fytyrën e tij.
‘Joe Biden është krejtësisht i humbur në skenë. E frikshme dhe e trishtueshme’, shkroi në Twitter për këtë skenë, Steve Guest, këshilltari i komunikimi i senatorit Ted Cruz.
Nga ana tjetër, një drejtues i konferencës u drejtua duke thënë: ‘Faleminderit zoti President’, ndërsa Joe Biden po sillej nëpër skenë.
© SYRI.net