Një tërmet i fuqishëm ka shkundur mbrëmjen e sotme gjithë Ballkanin. Lëkundjet janë ndjerëe në Serbi, Kroaci në Mal të Zi e deri në Shqipëri. Sipas raportimeve të fundit tërmeti është ndjerë në shumë qytete të Bosnje-Hercegovinës ku ishte edhe epiqendra.
Tërmeti ka qenë i fuqishëm 5.7 ballë, që sipas qytetarëve që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave për gati një minutë dukej sikur objektet gati po binin mbi ta.
Madje sipas raportimeve të fundit dhe fotove të shpërndara nga qytetarët në Tëitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat.
Ndërkohë që mediat boshnjake kanë publikuar edhe video nga momenti i tërmetit. Siç shihet edhe në video lëkundjet e forta të tërmetit lëvizin ambazhurin në tavanin e shtëpisë.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.