VIDEO/ “Thuajeni emrin e tij, George Floyed”- Sherifi në SHBA heq uniformën dhe i bashkohet protestuesve

Sherifi i Qarkut Genese në SHBA, Chris Swanson ka vendosur të heq uniformën për t’iu bashkuar protestuesve, që janë rebeluar pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd.

“Ecni me ne, ecni me ne. Thuajeni emrin e tij, George Floyed, thuajeni emrin e tij George Floyed. Ne marshuam, jo për të lënduar ndokënd”, dëgjohet teksa thërret mes protestuesve sherifi.

Protestat e dhunshme kanë shpërthyer në të gjithë SHBA-në, pas një video virale që tregoi se si Floyd, teksa i është vënë gjuri në fyt bërtiste se nuk merrte dot frymë derisa ndërroi jetë.

Sot edhe disa oficerë policie në SHBA kanë dalë në mbështetje të manifestuesve që protestojnë në emër të George Floyd, ku u ulën në gjunjë para tyre, në shenjë solidariteti.

Mes protestave në Queens e New York City, anëtarët e Forcës së Policisë së Nju Jorkut janë gjunjëzuar, ndërsa manifestuesit përmendën emrat e personave me ngjyrë që kishin vdekur në konflikte me policinë.

Skena të ngjashme u panë në të gjithë vendin, me shumë oficerë që flisnin për të denoncuar vrasjen.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme