VIDEO/ Tritol policit në Lezhë, lënda plasëse vendoset te porta e oborrit

 

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 02:00, pas mesnatës në Manati të Lezhës.

Lënda plasëse i është vendosur banesës së policit Zef Kola.

 Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. SYRI TV raporton se lënda plasëse ishte vendosur në portën e oborrit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në fshatin Manati, në porten e e oborrit të banesës së shtetasit  Z. K., rreth 50 m nga godina e banesës, në anë të rrugës kryesore Manati-Lezhë, është vendosur një sasi e dyshuar lëndë plasëse e cila ka shpërthyer duke dëmtuar një seksion të portës.

Në vendngjarje po mbërrijnë specialistë të Njësisë Antieksploziv, për të kryer veprimet përkatëse për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme