Këto janë çastet tragjike kur avioni i ‘Air India” në përpjekje të dështuar për t’u ngritur nga pista e aeroportit në Ahmedabad, bën një ulje në dukje progresive dhe më pas humbet në morinë e ndërtesave të zonës së banuar.

Në dukje kjo ulje të ngjan si normale, pa turbulenca dhe humbje ekuilibri të mjetit fluturues.

Në fraksion sekondi dhe gjithçka i përngjan një zone lufte, një shpërthimi bërthamor. Flakë, re tymi të zeza dhe zhurmë e fuqishme. Pas tyre edhe ulërima njerëzish.

Pasoja ishte aksidenti ajror që mund të konsiderohet tashmë edhe një tragjedi ajrore, për shkak se në bord udhëtonin 242 persona, staf dhe pasagjerë, teksa viktima mund të ketë edhe mes banorëve të zonës.

Pamjet ishin shokuese si në VIDEON sipër, teksa pas ndërhyrjes së autoriteteve dhe zjarrfikësve, u shfaqën edhe momentet e bishtit të avionit mbi tarracën e një pallati dhe copat e tjera të tij të shkërmoqura gjithandej.

Grupet e mjekëve me barela edhe ambulanca që transportonin trupa, por nuk ka ende të dhëna për numër viktimash dhe të mbijetuarish të mundshëm.

VIDEO