VIDEO/ U kap me 21 kg eksploziv, gjykata lë në burg Albi Meçinin

Gjykata e Fierit lë në burg Albi Meçinin.

Ai u kap ditën e djeshme me 21.4 kg eksploziv, ndërsa dyshohet se do kryente një atentat.

 Meçini gjithashtu është një ndër të dyshuarit kryesor si autor i zhdukjes së dy miqve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.

 

Meçini u ndalua paraditen e djeshme në aksin rrugor Mbrostar-Fier. Gjyqtari Nertil Dushku ka vendosur konfirmimin e arrestit me burg pasi ka dëgjuar prokuroren e çështjes Aida Cakaj. Ndërsa avokatët kanë refuzuar mbrojtjen e 29-vjeçarit.

I riu u kap me 2 çanta me lëndë plasëse artizanale (rreth 21.3 kilogramë), të montuara për shpërthim në distancë dhe me bidonë me lëndë djegëse (benzinë), në 2 automjete.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme