Një situatë e rrezikshme nga zjarret e mëdha është regjistruar këtë mbrëmje në Kalimash të Kukësit.
Flakë të mëdha kanë përfshirë pyjet përreth. Siç shikohet nga pamjet, gjendja është alarmante.
Ka disa ditë që situata nga zjarret pranë tunelit në Kalimash vazhdon që të jetë tepër problematike.
Ministri i Brendshëm i Kosovës së bashku me 5 zjarrfikëse si dhe ambasadori i Shqiperisë në Kosovë, jane duke shkuar ne Tunelin e Kalimashit ku ka rënë zjarr i permasave të mëdha.