VIDEO virale/ I riu kap mikrofonin e SYRI TV, mesazhi bën xhiron e rrjetit

KUJDES: GJUHE E FORTE

Revolta e të rinjve përpara kryeministrisë nuk di të ndalet. Për të përshkruar zemërimin e tyre shërben kjo video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.

Një qytetar i ka marrë mikrofonin gazetares së SYRI TV, Bleona Metushi, teksa ajo po raportonte për protestën tek kryeministria, që po zhvillohet pas. Siç shihet dhe në video, qytetari afrohet te gazetarja dhe i kërkon mikrofonin.

Metushi i bën një shenjë që ta presë, por i riu me kapuç dhe maskë nuk duron dot. Afrohet, rrëmben mikrofonin dhe jep një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama, ku je more të q**** robt,”- dëgjohet të thotë ai. Më pas gazetarja rimerr mikrofonin dhe vijon me raportimin.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme