VIDEO/ Vrau kunatën e veten/ Fqinjët: Autori pësoi goditje kur ishte ushtar

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë.

Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat.

 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri kunatën e tij (nusen e vëllait). 37-vjeçarja Migena Sinani nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Pasi ka qëlluar kunatën, dyshohet se 43-vjeçari ka vrarë edhe veten. Ajo ka dy fëmijë të mitur, ndërsa në momentin e vrasjes ka qenë në shtrat bashkë me një prej fëmijëve.

Fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin që vrau kunatën e tij mëngjesin e sotëm. Jashtë kamerave ata thonë se 43-vjeçari punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje.

Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime. Roland Sinani u gjet i vrarë në oborrin e banesës, ndërsa pistoleta e krimit u gjet larg tij.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme