VIDEO/ “Ylli më i bukur i qiellit!”- U vra nga bashkëmoshatari, sot Martin Cani do të festonte ditëlindjen e 15-të! Dedikimi i ndjerë i prindërve të tij

Martin Cani, adoleshenti i cili humbi jetën më 18 nëntor të vitit të kaluar pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri mes tyre, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 15-të.


Me tullumbace në duar dhe me lule të cilat formojnë emrin “Martin”, prindërit e tij kanë rikujtuar të birin pranë varrezave tek ai prehet.

martin cani

“Sot ti, dielli ynë do të mbushje 15-vjeç, por një re e zezë të mori jetën në lulen e rinisë. Martin, ti do jesh i pavdekshëm në shpirtin dhe mendjet tona, ylli më i bukur i qiellit…”, shkruhej në një letër nga të afërmit e tij.

“Na është thyer zemra në mijëra copa. Na merr malli të dëgjojmë zërin, por është e pamundur… Na merr malli shumë, se na digjet shpirti për ty, sy bukuri jonë. Ti do na mungosh pafund, por kujtime t etua do të mbesin përjetë”, shkruanin ata më tej, duke shprehur mungesën e madhe të Martinit në familje.

Kujtojmë se Martin Cani humbi jetën pasi bashkëmoshtatari i tij, Mario Përlleshaj, e goditi me thikë disa herë gjatë një sherri jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet,  e fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme