VIDEO/ Yuri Kim: 30 vjet raporte speciale SHBA-PD

Ambasadorja amerikanem, Yuri Kim u takua këtë të premte me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ku pas takimit ajo deklaroi se në 30 vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë patur raporte speciale me Partine Demokratike. Ambasadorja Kim tha se SHBA është e interesuar për një Parti Demokratike të bashkuar, aktive ne kauzat e opozitare, ndërsa e cilësoi si një fillim të mirë rikthimin në parlament. Zonja Kim iu përgjigj edhe kritikave për ndërhyrjet e saj të vazhdueshme në politikën shqiptare, duke nënvizuar me kujdes se Shqipëria do të vazhdojë të jetë sovrane dhe se ata që synojnë të vendosin shqiptarët kundër SHBA-së e kanë gabim.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar për herë të parë në zyrën e Lulzim Bashës që kur ky i fundit mori vendimin për përjashtimin e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha nga grupi parlamentar. E porsakthyer nga Uashingtoni, zonja Kim tha pas takimit, se janë të gabuara dhe ofenduese që përcaktimet e Departamentit të Shtetit shihen si sulm kundër sovranitetit të Shqipërisë.

LEXO EDHE:

Kërcënohet kompozitori Dizdari: Duan të më marrin godinën në Ksamil, agresorët me mbështetje politike

“Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo se ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër sovranitetit të Shqipërisë, është e gabuar dhe ofenduese. Doja t’u kujtoja që në 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të zhduket nga faqja e dheut, SHBA foli se Shqipëria duhet të qëndrojë de të bëhet më e fortë. I vetmi ndryshim ndaj ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e fortë dhe sovrane dhe ata që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptareve po u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë që ju e keni gabim. Pozita jonë për sa i përket pavarësisë dhe demokracisë nuk ka për të ndryshuar”.

Ambasadorja Kim deklaroi se Uashingtoni ka pasur një marrëdhënie të forte me Partine Demokratike në 30 vitet e fundit. Vlen të theksojmë se në këto 3 dekada, kjo parti është drejtuar për plot 22 vjet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtë me Partinë Demokratike. Sikurse e dimë qeveria e SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë, dhe shpresojmë të punojmë së bashku kur ajo të kthehet në pushtet sërish”.

Për herë të parë që nga publikimi i raportit të OSBE/ODIHR, ambasadorja Kim ka folur edhe për zgjedhjet e 25 Prillit duke sugjeruar veprime që duhen ndërmarrë sa i përket reformës zgjedhore apo asaj territoriale.

“Ka veprime që duhet ndërmarrë për tu siguruar që të kemi zgjedhjet më të mira të ardhshme dhe ka mangësi të identifikuara në reformën zgjedhore, ka punë për të bërë për reformën territoriale dhe korrupsionin dhe kjo ka nevojë që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë para”.

Ambasadorja amerikane tha se për sa i përket Uashingtonit, jemi serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm ta luftojmë pavarësisht nivelit, rangut apo partisë se ku ndodhet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme