Koalicionet parazgjedhore të partive shqiptare me ato maqedonase janë një turp kombëtar, vlerëson analisti Ftim Zekthi. Ai sqaron se koalicionit parazgjedhore janë koalicione vlerash, ndërsa ato paszjedhore janë të imponuara nga rezultati.
“Partia BESA nuk e ka bërë këtë koalicion për shkak të ndonjë parimi, por thjesht e ka bërë si koalicion të një loje politike. Nuk e di a është lojë politike e stisur nga BDI-ja, e stisur nga LSDM-ja, apo e nisur thjeshtë nga vet kjo, apo e stisur edhe nga Tirana, nuk e di, por e di që nuk qëndron fare”, deklaroi Zekthi në emisionin ‘Enter’ .