Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnje-Fier, ku një mjet bujqësor është përplasur me një furgon.
Siç shihet nga pamjet, zetori është përmbysur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur dy shoferët dhe një pasagjer. Të lënduarit u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.