Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për in7 ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike, për koalicionin me Alternativën e Afrim Gashit, zgjedhjet e 12 Prilli e tema tjera me rëndësi.
Në lidhje me mendimet që qarkullojnë në opinion se BDl-ja e Ahmetit nuk fitohet pa koalicion të të gjitha partive tjera, Sela theksoi se kjo është propagandë pikërisht e BDl-së, e përcjellur nëpërmjet eksponentëve të ndryshëm që i shërbejnë asaj.
BDl-në, thotë Sela, e fitojmë edhe vet, ndërsa me Alternativën e Gashit vetëm e garantojmë dhe vulosim fitoren e madhe më 12 Prill. Këtë sipas tij e thonë sondazhet e realizuara së fundmi, si dhe disponimi i qytetarëve në terren.